Shëngjin: 7 kulla vrojtimi të reja me roje bregdetare të çertifikuara

264

Plazhi publik i Shëngjinit ofron siguri të shtuar këtë vit për të gjithë pushuesit që e kanë zgjedhur si destinacion të parë të pushimeve të tyre. Në bashkëpunim me biznesin e zonës, në një vijë bregdetare rreth 2 km janë ndërtuar 7 kulla vrojtimi, çdo 250 metra, të pajisura edhe me personel të trajnuar për t’u ardhur në ndihmë pushuesve në raste emergjente.