Shifrat/ A e dini sa rezerva ari ka Shqipëria?!

361

Tendencës globale për të blerë ar nuk i ka shpëtuar as Banka e Shqipërisë, e cila në 10 muajt e parë të këtij viti ka rritur me 82% rezervat e saj në ar.

Të dhënat zyrtare të bankës tregojnë se në Tetor të këtij viti rezervat në ar fiksohen në 106 milionë euro, që përkthehen në 2.23 ton ar me kursin e sotëm të këmbimit të metalit të verdhë. Në muajin Janar të këtij viti, rezervat në ar ishin vetëm 58 milionë euro, ose 1.22 ton ar, dhe në muajin maj, 59 milionë euro.

Pra, në harkun e vetëm 6 muajve, nga maji në Tetor, Banka Qendrore e Shqipërisë ka blerë plot 1 ton ar, që në vlerë përkthehen në rreth 48 milionë euro. Kjo tendencë është tërësisht e re për bankën tonë qendrore, pasi gjatë gjashtë viteve të fundit, rritja ka qenë mjaft e vogël.