Shkodër, bëhet rikualifikimi i shkallareve në lagjen Zogaj

390

Pas kopshtit “Edith Durham” në lagjen “Mark Lula”, vijon bashkëpunimi mes Bashkisë Shkodër, Kallipolis dhe Oxfam Italia, për rikualifikimin e shkallareve drejt liqenit dhe pusit në lagjen Zogaj. Kjo ndërhyrje e përzgjedhur gjatë takimeve me gratë dhe banorët e lagjes, paraqet një rikualifikimin e një zone simbol për lagjen Zogaj, pasi më së shumti gratë e përdornin pusin shekullor për punët e tyre të përditshme. Ndërhyrja është realizuar nga mjeshtrat e zonës.
Kjo ndërhyrje ripërtërin një hapësirë publike të lagjes, krijon një qoshk turistik, restauron shkallaren dhe rampën drejt liqenit, si dhe ripërtërin traditën e ndërtimit të shkallareve t gurit nga vetë banorët e zonës.
Dy kurizitete të vogla:
– Për stolat, janë përdorur dy trarë shinash, të sjellur nga uji nga krahu tjetër i liqenit
– Ndriçimi publik është bërë në ambientin rreth e rrotull dhe brenda pusit, prandaj ia vlen ta vizitoni edhe natën.

14695465_971913149581219_6901310128031497844_n 14725741_971912722914595_7649556406861652757_n 14642336_971912999581234_6428789802278814361_n 14670683_971913086247892_1782569383419365440_n 14671095_971912956247905_4292146659196723198_n 14713789_971912662914601_1433956844890066067_n 14716086_971913112914556_5633928424929316248_n