Shkodër, ndërhyret në pastrimin e kanalizimeve të ujërave të zeza dhe të bardha

406

Ujësjellës – Kanalizime Shkodër ka ndërhyre në lagjen Bahçallek, për pastrimin e kanalizimeve të ujërave të zeza dhe të bardha, të cilët nuk ishin pastruar që në vitet ’90 dhe në pjesën dërmuese të tyre ishin të bllokuar. Për pasojë ujrat e zeza dhe të bardha shpërthenin në mjedise të kësaj zone, duke u bërë edhe burim infeksionesh. Me ndihmen e Bordit të Kullimit, që siguroi një mjet eskavator, u bë e mundur që të zhbllokoheshin pusetat dhe të pastrohej kolektori kryesor me gjatësi 680 metra. Puna do të vazhdojë edhe për pastrimin e një seksioni të dytë në gjatësinë 350 metra, i cili ndikon për minimumin e rrezikut te përmbytjeve te Bahçallekut dhe Bërdicës gjatë dimrit. Punimet këtu u inspektuan edhe nga Kryetarja e Bashkisë, Voltana Ademi. Ajo përgëzoi punonjësit e ndërmarrjes se ujesjellesit të Shkodrës për ketë ndërhyrje e gjithashtu edhe Bordin e Kullimit dhe banorët e kësaj lagjeje për mbështetjen e bashkëpunimin. Ademi u shpreh se do të vazhdohet të punohet edhe në zonat e tjera të qytetit të Shkodrës për pastrimin e kolektorëve, dhe mënjanimin e rrezikut të ujrave të zeza por dhe të përmbytjeve në stinen e dimrit.

13254307_1010767185677274_6389409151103964091_n 13256107_1010767365677256_5339009382823961444_n 13260218_1010767202343939_894351911083053682_n 13307268_1010767122343947_1841303586444862280_n 13319776_1010767162343943_4580197342294296019_n 13321806_1010767112343948_3660051036174885801_n 13321890_1010767352343924_3104596297314587207_n 13322054_1010767169010609_5269673263721890083_n 13245437_1010767229010603_7634094227545245515_n

Burimi: Voltana Ademi fb