Shkodër, nis puna për rikonstruksionin e rrugës Qendër Mes – Qendër Dragoç

235

Në njësinë administrative Postribë të bashkisë së Shkodrës ka filluar puna për rikonstruksionin e rrugës Qendër Mes – Qendër Dragoç.

Rikonstruksioni i rrugës është mundësuar falë fondit 12,888,000 lekë të bashkisë së Shkodrës dhe parashikohet që punimet të përfundojnë brenda 3 muajve.

Gjatësia e këtij segmenti është 950 metra dhe gjerësia 3.5.

Projekti parashikon ndërtimin nga e para të të gjithë elementëve të nevojshëm për krijimin e kushteve optimale në shërbim të komunitetit. Pjesë e projektit janë edhe ndërhyrjet nëntokësore për kanalizimin e ujërave të bardha.