Shkon në 15 mln euro ndihma gjermane për kampusin universitar

287

Është firmosur sot marrëveshja për grantin shtesë 2 milion euro për financimin e fazës së dytë të Programit për Rinovimin e Konvikteve në kampusin universitar të Tiranës sipas parimit të efiçiencës energjitike. Ndihma totale e qeverisë gjermane për të gjitha projektet e modulit të efiçencës në godinat e studentëve arrin në 15 milion euro.