Shkozë, 60 familje rome marrin shtëpi të reja.

452

Për 60 familje të komunitetit rom në Shkozë ëndrra e të pasurit një shtëpi të re, të ngrohtë, ku mund të rrisin fëmijët e tyre, është bërë realitet. Deri para pak ditësh, këto familje jetonin në kushte aspak dinjitoze, kurse sot, falë projektit “New House – New Life” i financuar nga Bashkia e Tiranës dhe IADSA, kanë një banesë të re.

Pas shtëpive të reja për 60 familjet rome në Lanabregas, të cilat u shpërndanë muajin e kaluar nga Bashkia e Tiranës, dhe 60 familjeve të tjera të po këtij komuniteti që morën dje shtëpitë në Shkozë, Tirana është qyteti i parë që i jep zgjidhje të qëndrueshme strehimit të kësaj shtrese të shoqërisë.

Burimi: Shqip.com