Shpresa për trajtimin e autizmit

0
119

Shkencëtarët kanë zbuluar një gjen që nuk funksionon tek shumica e pacientëve me autizëm.

I njohur si CPEB4, ky gjen kontrollon shprehjen e rreth 200 gjeneve të tjera, që më parë studiuesit e kanë lidhur me çrregullimet e spektrit autik.

Studiuesit spanjoll besojnë se CPEB4 mund të ndikohet nga “faktorë të mjedisit”, të cilët ndryshojnë zhvillimin e trurit të një personi dhe rrisin rrezikun e çrregullimit të spektrit.

Në zbulimet e mëparshme thuhet se fëmijët mund të jenë në një rrezik më të madh për të qenë autikë nëse nënat e tyre gjatë shtatzënisë janë ekspozuar ndaj kimikateve të caktuara apo kanë luftuar një infeksion. Disa ilaçe të epilepsisë dhe mungesa e oksigjenit në lindje janë po ashtu të lidhura me autizmin.

Shkencëtarët shpresojnë që zbulimi i tyre të ndihmojë në zhvillimin e trajtimeve të reja dhe metodave të diagnostikimit të autizmit.