Shqipëria ka nevojë për Biznese të Udhëhequra nga Vlerat

59

Javën që shkoi, organizata LinkAcross Albania organizoi një trajnim 4 ditor për sipërmarrësit e rinj. Gjatë trajnimit, “Biznese të Udhëhequra nga Vlerat”, pjesëmarrësit mësuan parimet bazë të të bërit biznes me vlera.

Ky trajnim u drejtua nga 3 trajnerë amerikanë të cilët karakterizoheshin nga një eksperiencë disa vjeçare dhe histori suksesi në kompanitë e tyre në Amerikë. Ata theksuan rëndësinë e bizneseve me vlera dhe ndikimin e tyre në lulëzimin e shoqërisë dhe vendit.

Në të njëjtën kohë, pjesë e programit të këtij trajnimi 4 ditor ishin dhe disa biznese shqiptare të cilat ja dalin të ruajnë fort vlerat edhe pse mjedisi i biznesit në Shqipëri nuk i favorizon ata. Offlimits Albania, MaxBrand, Bestseller Albania dhe Konsulenca.AL ndanë me pjesëmarrësit historitë e tyre në biznes dhe treguan çelësin e suksesit të tyre duke inkurajuar pjesëmarrësit në këtë trajnim.

LinkAcross Albania është një organizatë amerikane e cila ka për qellim zhvillimin e komuniteteve në Shqipëri, duke u fokusuar tek bizneset dhe sektorët ligjor, përmes lidhjes së partnerëve global me ata lokal.