Shqipëria, mes 17 vendeve për t’u vizituar në vitin 2017

325

CNN e ka listuar Shqipërinë si një nga 17 vendet më të mira për t’u vizituar në vitin 2017.
Në “vendin e vogël mesdhetar” do të gjeni “diell, çmime të lira dhe plazhe të paprekura kilometër pas kilometri”, lexohet në artikullin e CNN.
Më tej, shtohet se ushqimi shqiptar ngjan me atë grek, por çmimet janë shumë më të lira sesa në vendin fqinj.