Shqiptarët e Kosovës solidarizohen me familjet e përmbytura në Shqipëri

0
209

Pas përmbytjeve të mëdha me të cilat u përball Shqipëria, nevojat për ushqim për njerëzit dhe bagëtitë janë të mëdha.

Duke parë këtë gjendje, popullata dhe bizneset e Kosovës u solidarizuan dhe menduan që sadopak t’i ndihmojnë banorët e prekur nga vërshimet. Nga komuna e Gjilanit u nisën kamionë me ushqim të bagëtive. Ndërsa bizneset dhe shoqatat afariste të Prizrenit grumbulluan 500 pako ushqimore.

Në kushtet më të vështira, dy vendet tona zgjasin dorën e ndihmës. Për këtë ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, i falenderoi për solidaritetin institucionet dhe popullatën e Kosovës, shkruan oranews

Ditë më parë në drejtim të territorit të Shqipërisë udhëtuan edhe ekipet profesioniste të emergjencave, ndërsa Minxhozi tha se nëse do të jetë nevoja atje do të shkojnë edhe Forcat e Sigurisë së Kosovës.