Shtetet me pasaportat më të fuqishme në botë për 2020, si renditet Shqipëria

78

Henley Passport Index ka radhitur pasaportat më të fuqishme të botës për vitin 2020. Radhitja u bë në bazë të numrit të vendeve që mund të kenë akses poseduesit e këtyre pasaportave.

Në mënyrë surprizuese vendin e parë e zë Japonia me plot 191 destinacione, e ndjekur nga Singapori me 190 destinacione.

Në vendin e tretë renditet Korea e Jugut me 189 destinacione. Vendi i preferuar i shqiptarëve, Gjermani rënditet e treta gjithashtu me 189 destinacione. Fqinjët e Italisë rënditen në vendin e 4 me 188 destinacione. SHBA dhe Britania e Madhe rënditen në vendin e 8 me plot 184 destinacione.

Shqipëria mban vendin e 54 me 114 destinacione. Maqedonia e Veriut rënditet në vendin e 47 me 123 destinacione, Mali i Zi në vendin e 46 me 124 vende dhe Serbia në vendin e 33 me 133 destinacione.Ndërsa Kosova mban vendin e 99 me 40 destinacione.

Në vendin e fundit rënditet Afganistani me 26 destinacione.