Si ta kaloni depresionin me ushtrime të rregullta

226

Depresioni është një problem serioz, dhe nëse nuk menaxhohet mund të komplikojë gjendjen tuaj shëndetësore.

Në disa raste, ajo mund të rezultojë edhe në diçka pafundësisht më të keqe. Rekomandimi i eksperteve të shëndetit është që: Depresioni duhet të trajtohet menjëherë, me vendosmëri dhe nuk duhet të nënvlerësohet kurrë.

Një mënyrë e natyrshme për t’u marrë me depresionin është të ushtroni rregullisht. Profesori i psikologjisë, Michael Otto, shpjegon se stërvitja ka implikime afatshkurtra dhe afatgjata, me përmirësimin e gjendjes shpirtërore, përfitimin më të dukshëm afatshkurtër dhe zbutjen e depresionit si përfitim kryesor afatgjatë. Personi me depresion, do të fillojë të përjetojë rritje të humorit vetëm pesë minuta në një program të moderuar stërvitje.

Sa i përket efekteve afatgjata të stërvitjes në depresion, të dhënat epidemiologjike sugjerojnë se individët aktivë janë më pak të depresionuar  sesa njerëzit joaktivë.

Duhet të theksohet, megjithatë, se stërvitja nuk është kurimi i plotë për depresion. Por, është një alternativë e natyrore për ata që vuajnë nga depresioni.

Gjërat që mund të bëni për të luftuar depresionin përmes ushtrimeve;

  1. Ushtroni me njerëz që vuajnë nga depresioni. Siç është përmendur, stërvitja e rregullt rrit mirëqenien dhe është një mekanizëm i shkëlqyeshëm përballë stresit. Duke ushtruar me njerëz që vuajnë nga depresioni, ata jo vetëm që do të marrin përfitimet e shëndetshme të stërvitjes, por edhe ndikimin pozitiv të ndërveprimit ballë-për-ballë që “vepron si një vitaminë për depresion”, thotë hulumtuesit nga Oregon Health & Science University.
  2. Të përfshiheni në përcaktimin e qëllimeve. Ndihmojini ata të vendosin objektiva (të veçanta, të matshme, të arritshme, relevante dhe të lidhura me kohë).
  3. Mos ndihmoni vetëm në përcaktimin e qëllimeve. Ndihmoni ata të arrijnë çdo qëllim, gjithashtu. Kjo është veçanërisht e rëndësishme pasi arritja e qëllimeve ndërton besim dhe vetëvlerësim.
  4. Ndihmoni ata të gjejnë forma të ushtrimeve apo ndonjë aktivitet fizik që i pëlqen, sepse kjo do të jep efekt më të mirë në shëndetin e tyre. Gjithashtu, mos u kufizoni me ushtrimet tradicionale, pasi ka shumë gjëra për të bërë si yoga, pilates, çiklizëm dhe sporte të tjera.
  5. Angazhohuni në ushtrime të frymëmarrjes. Frymëmarrja ritmike është mjaft terapeutike, ndihmon në relaksim, duke zvogëluar stresin dhe ankthin.
  6. Ushtrimet ndihmojnë në përmirësimin e cilësisë së gjumit dhe bërja e gjumit adekuat është vendimtar në mbajtjen e shëndetit të shëndoshë në mënyrë që funksionet njohëse si të menduarit dhe rregullimi emocional të mos dëmtohen.

 

Burimi: Unikportal