Si të arrini një marrëveshje të suksesshme

384
Businessmen hand shake with business people in background. Congratulation or cooperation concept

Para së gjithave, gjatë negociatave, gjuha e trupit, mimika jonë, gjestet, janë detaje fondamentale.

Është e rëndësishme që ta bëni të ndihet rehat personin që kemi përballë dhe duke vendosur menjëherë një raport konfidencial të karakterizuar nga besimi reciprok. Këshillohet që të qeshni dhe ta bëni një gjë të tillë me sy. Shumë shprehi mund të duken të sforcuara e false dhe për këtë duhet të bëni kujdes që të tregoheni të sinqertë. Shikimi duhet të jetë i fokusuar tek produkti, shërbimi apo tek marrëveshja në përgjithësi për të mos mbajtur shumë kontakt viziv.

Është e thelbësore që të informoheni në mënyrë të detajuar mbi ato çfarë ka nevojë klientela juaj. Objektivi është që të përmbushni çdo aspekt të mundshëm duke propozuar mënyra që të zgjidhnin problematikat ekzistuese dhe të përmbushin nevojat e tyre.

Mos u limitoni, në atë moment ju kërkoni për bashkëbiseduesin tuaj, ofertën më të mirë të mundshme që jeni në gjendje të ofroni. Ky i fundit mund të ëndërrojë me sy hapur përballë një produkti se sa përpara një tjetri dhe pikërisht atëherë duhet të kapni çastin për ta inkurajuar më shumë në një blerje të mundshme.

Marrëveshja duhet të mbyllet menjëherë sapo të kemi sinjale të forta interesimi nga ana e bashkëbiseduesit tuaj. Nuk duhet ta shtyni për më vonë.
Mos u ngatërroni me produkte të tjera, por vijoni menjëherë me zgjedhjen që nxiti interesin e tij.

Mbyllja e marrëveshjes mund të ndodhë në mënyrë direkte apo indirekte. Në rastin e parë është bashkëbiseduesi që kërkon të plotësojë gjithë dokumentet dhe modulet e nevojshme për marrëveshjen. Në rastin e dytë, pyetet blerësi se çfarë mendimi ka rreth kontratës dhe kushteve të ndryshme në të. Në rast se do të ketë ndonjë dyshim, mund të analizoni bashkë gjithë arsyet pro dhe kundër, duke bërë kujdes mbi të gjitha në renditjen e gjithë elementeve pozitive.

Duhet t’i kushtojmë rëndësi emocioneve të bashkëbiseduesit tonë. Kjo është një teknikë fondamentale për arritjen e marrëveshjeve në biznese të caktuara.

Këto janë gjithë hapat që duhet të ndiqni për të mbyllur me sukses një marrëveshje. Është e rëndësishme që të ndiqni gjithë këto teknika për të arritur rezultate të mira.

Burimi: Revista Monitor