Si të jeni në formë edhe kur jeni shumë të zënë me punë

254

Të gjithë ne duhet të jemi të ndërgjegjshëm për faktin se aktiviteti fizik dhe një regjim i shëndetshëm ushqimor duhet të mbajnë vendin e parë në listën tonë të prioriteteve. Nëse ju i keni pjesë të rutinës suaj ditët me ushtrimet fizike, atëherë ju do të jeni më energjik, më pozitiv, më krijues dhe rrjedhimisht edhe më produktivë.

Por vendosja e një balance midis aktiviteteve të ndryshme fizike dhe punës nuk është aq e thjeshtë sa mund të duket për disa.

Më poshtë do të gjeni disa këshilla që do t’ju ndihmojnë në lidhje me arritjen e një balance sa më të mirë ndërmjet këtyre dy aktiviteteve:

Skeduloni të gjitha aktivitetet tuaja pas pune

Në të njëjtën mënyrë që ju skeduloni të gjitha takimet që mund të keni gjatë orarit të punës, në të njëjtën mënyrë këshillohet që të skeduloni edhe të gjitha aktivitetet tuaja pas pune. Kjo do t’ju ndihmojë që ju të jeni sa më të organizuar dhe t’i jepni prioritet aktiviteteve më të rëndësishme.

Flini më shumë dhe në të njëjtat orare

Gjumi është një prej faktorëve më të rëndësishëm për të pasur fizik të shëndetshëm. Ju mund të skeduloni edhe gjumin. Vendosni orare të tilla që mund t’i respektoni përherë dhe do ta shikoni që një regjim i tillë do të ndikojë në mënyrë të drejtpërdrejtë në organizmin tuaj.

Mjedisi rrethues

Një ndër faktorët kryesorë që ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në rendimentin në punën suaj është mjedisi në të cilin ju punoni. Nëse rrini gjithë ditën të mbyllur në zyrë, pa u shkëputur fare nga puna, do ta shikoni që do të jeni më pak produktivë sesa po të bëni pushime të shkurtra gjatë tetë orarëshit. Madje këshillohet që gjatë pushimit të drekës ju të merreni me aktivitete të ndryshme si p.sh., forma të ndryshme të meditimit.

Ndërthureni punën më ushtrimet

Pjesa më e madhe e punonjësve janë shumë të zënë me punë gajtë ditës sa nuk i shkon fare mendja tek aktivitetet e ndryshme fizike, por ky nuk duhet të jetë një justifikim për të mos t’u marrë fare me aktivitete fizike.

Si shembull në këtë rast mund të marrim Steve Jobs-in i cili pothuasje të gjitha mbledhjet e tij i zhvillonte në këmbë, duke bërë ecejakje në zyrë, vetëm e vetëm për të qenë në lëvizje në pamundësi për t’u larguar nga ambientet e zyrës dhe për të ecur në natyrë.

Gjithmonë duhet të keni një plan B

Nëse ju nuk keni mundësi për të shkuar tre herë në javë në palestër, këshillohet që të kërkoni dhe të praktikoni mënyra alternative të cilat do të bëjnë të mundur që ju të merrni me aktivitete fizike edhe gjatë kohës kur jeni duke punur. Një mënyrë alternative, për të zëvendësuar pistën e palestrës, është që të shkoni dhe të ktheheni nga puna në këmbë.

Burimi: Revista Monitor