Si të jeni optimist në situata të vështira

495

Doni të largoheni nga puna por nuk keni mundësi, atëherë nuk ju mbetet gjë tjetër vetëm të buzëqeshni!

Gjithkujt prej nesh mund t’i ndodhë që në një moment të karrierës të dëshirojë ikjen nga puna në të cilën ndodhet. Arsyet mund të jenë të shumta, por kjo gjë është mëse e zakonshme. Ajo që është e çuditshme në këtë situatë është se ka edhe persona që edhe pse duan të largohen nga puna në të cilën janë, ata e përballojnë një situatë të tillë me optimizë,. Ja se si…

1- Mos u shqetësoni shumë

Të gjithë kalojmë momente të vështira, por pikërisht në këto situata ne duhet të tregojmë anën tonë të fortë dhe të përpiqemi të mos shqetësohemi shumë, sepse jo vetëm që nuk do të zgjidhim gjë por vetëm sa do ta rëndojmë situatën.

2- Bëjini ballë stuhisë, mos e shmangni atë

Fillimisht duhet të kuptoni se gjëja më e mirë për të përballuar një situatë të keqë është të mendosh se ajo do të kalojë, ashtu siç mund të kenë kaluar edhe shumë të tjera. Rrethojeni veten me miq dhe njerëz që ju njohin. Flisni për problemet që keni, mos i mbani për vete sepse diskutimi me të tjerët mund t’ju ndihmojë në gjetjen e zgjidhjeve. Tregohuni të hapur edhe ndaj kritikave sepse mund të rezultojnë që të jenë efikase. Ndërtoni një sistem emocional mbrojtës. Duhet të mësoheni me faktin që do të keni ulje-ngritje gjatë karrierës suaj. Mos u friksoni gjatë një situate të keqe dhe as mos fluturoni shumë gjatë një situate suksesi. Vendosni objektivat tuaj në jetë që më pas të jeni të suksesshëm edhe në karrierën tuaj. Tregohuni njerëzorë dhe bëjini ballë stuhisë, mos ju shmangni asaj, sepse kur të vijë stuhia e rradhës do të dini mjaft mirë si të veproni.

3- Hidheni pas frikën

Secili mund të ketë momente dyshimi, monente kur i duket se asgjë nuk po shkon ashtu siç duhet, dhe momente të cilat lidhen me marrjen e vendimeve të rëndësishme: A ia vlen që të vazhdoj ende? Po sikur të jap dorëheqjen?

T’i japësh përgjigje këtyre pyetjeve është gjëja më e lehtë sidomos në një situatë jo fort të mirë. Por, merrni frymë thëllë dhe jepini drejtim tjetër mendimeve, mendoni pozitivisht përpara se të merrni vendime që nesër mund të pendoheni.  Po sikur e nesërmja të rezervojë suksesin e radhës, po sikur nesër të fitoni çmimin e shumëpritur. Është pikërisht në bazë të mendimit pozitiv që ju u bëtë pjesë e këtij biznesi dhe pikërisht të menduarit pozitiv do të vazhdojë t’ju mbajë pjesë të tijën.

4- Shikojini gjërat pozitivisht

Në çdo krizë ekziston një rrugë e cila të përball me mundësi të reja. Përqendrohuni në gjetjen e tyre dhe do ta shikoni që kriza në të cilën po kaloni nuk do t’ju duket aq e rëndë sa ç’mund t’ju dukej në fillim. Dhe mos harroni që dy elemente të tjera që do t’ju ndihmojnë që të përballoni sa më lehtësisht situatat e vështira është të komunikoni dhe t’i shikoni gjërat në perspektivë.

Burimi: Revista Monitor