Si të shmangim shtrëngimin e duarve pa u treguar ofendues?!

37
38930397 - the close-up image of a firm handshake between two colleagues in office.

Covid-19 duket se përpos panikut ka sjellë dhe një stil tjetër jetese me të cilën njerëzit hasin vështirësi për ta përqafuar. Distanca larg njëri tjetrit me më shumë së 1 metër, evitimi i bareve, restoranteve si dhe kontakti fizik mes familjarësh apo miqsh, dhe mos shtrengmi i duarve, janë disa nga kufizimet që duhen zbatuar.

Por si mund të kujdesemi për veten pa u treguar ofendues ndaj të tjerëve?!

Si fillim duhet të pranoni me veten se do të ndjeheni në vështirësi. Ndërsa përshëndetjet janë zakonisht gjeste të vogla, ato mund të mbajnë shumë peshë. Prandaj përpiquni të gjeni forma alternative përshëndetëse të cilat mund t’ju nxjerrin nga situata. Nëse përpiqeni të evitoni shtrëngimin e duarve ateherë mund ta zëvendësoni atë me një përshëndetje miqësore nëpërmjet mimikës së fytyrës.

Por ky proces kërkon përgatitje, ndaj sigurohuni që ta keni menduar mirë se si do të silleni në situata të tilla, duke mos përfunduar që të bëni veprime të cilat do ju vënë në siklet.

Para se të shkoni në një takim ose të përshëndetni dikë të ri, mendoni përmes asaj që dëshironi të bëni. Të kesh një plan do t’ju japë besim dhe potencialisht do ta bëni këtë process më pak të vështirë.

Mund të thoni me mirësjellje dhe me një buzëqeshje se ‘’nuk  mendoni që duhet të shtrëngoni duart në këtë situatë’’. Kjo sjellje mund t’ju ndihmojë që të dilni nga situata sa herë që përballeni me njerëz që ju zgjasin dorën për t’ju takuar. Gjithashtu, një nga metodat që funksionon më së miri, e cila ekziston dhe si një formë përshëndetjeje në Arabinë Saudite, është vendosja e dorës së djathtë në gjoks.

Dhe së fundmi duhet të shmangni gjykimin. Nisur nga rrethanat aktuale, me siguri nuk do të keni nevojë të kërkoni falje për mosgatishmërinë tuaj për të shtrënguar duart edhe pse mund të ndjeheni të prirur për ta bërë këtë gjë.

Edhe pse mos shtrëngimi i duarve mund të duket një masë ekstreme, frikacake apo ofenduese, ndaj të tjerëve, duhet të kuptoni së kjo është mënyra më e mirë për t’u kujdesur për veten por edhe për të tjerët.  Kjo situatë, është një çështje themelore shëndetësore e cila nuk duhet të vendoset pas një sfondi kulturor.