Si të veproni kur i vendosni vetes shumë objektiva?

14

Kur ju i vendosni vetes shumë objektiva profesionalë në të njëjtën kohë, mund të jetë e vështirë të bëni progres domethënës në secilin prej tyre.

Si mund të përcaktoni se te cili objektiv të përqendroheni dhe kur? Më poshtë janë katër strategji që do t’ju ndihmojnë t’u jepni përparësi qëllimeve tuaja…

1) Përcaktoni objektivin tuaj dhe vizionin e përgjithshëm strategjik të kompanisë. Një mënyrë e thjeshtë për të përcaktuar objektivat është të pyesni drejtpërdrejt shefin për feedback-un e tyre. “Cili është, sipas jush, objektivi më i rëndësishëm mbi të cilin mund të punoj këtë vit?” Shpesh ata do të jenë në gjendje t’ju drejtojnë në rrugën e duhur.

2)Caktoni “një afat të objektivit”. Nëse jeni duke zgjedhur mes mënyrave po aq bindëse për të arritur një vizion në afat të gjatë, përpiquni t’i vendosni objektivat në një rend kronologjik. Mendoni për planet tuaja 3 deri në 5 vjet dhe bëni një listë për çfarë keni nevojë për t’i realizuar.

3)Identifikoni një objektiv “gur themeli”. Nëse e realizoj këtë objektiv, a do ta bëjë gjithçka tjetër më të lehtë dhe të arritshme?

4)Nxisni veten të punoni drejt objektivit për një periudhë kohe të paracaktuar. Kjo është mënyra e vetme për të parë rezultatet. Nëse jeni një person shumë ambicioz, mund të keni ndjesinë se nuk po bëni mjaftueshëm apo se nuk po bëni gjërat e duhura. Por ju këshillojmë të mos kaloni nga një objektiv te tjetri shumë shpejt.