Singapori njeh Kosovën si shtet

380

8e28d44944f38b8cf4a349389e4a95c3_puhia

Singapori është shteti më i ri që njeh Kosovën. Lajmin e ka konfirmuar ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj.

Kosova është njohur nga 113 vende dhe Singapori është shteti i katërt aziatik që ka njohur pavarësinë e saj. Ky vend ka pranuar edhe pasaportat e Kosovës dhe qytetarët e saj mund të marrin vizë në misionet diplomatike dhe konsullore të këtij vendi, apo të aplikojnë online për të.

Ndërkohë, ministri Hoxhaj do të vizitojë Singaporin në janar 2017 për të thelluar marrëdhëniet politike, ekonomike dhe tregtare. Vetëm një ditë më herët Hoxhaj paralajmëroi dy njohje të reja në dhjetor, njëra prej të cilave erdhi sot.

Burimi: Tema