”Solidaritet Kundër Urisë”, nisma më e re e Food Bank Albania dhe Bashkisë Elbasan

369

”Solidaritet Kundër Urisë” quhet nisma më e fundit e Bankës së Ushqimit në Shqipëri dhe Bashkisë së Elbasanit të cilat në bashkëpunim me Vullnetarët e Korpusit të Paqes, Këshillin Rinor Elbasan dhe organizatën A2B  synojnë t’u vijnë në ndihmë familjeve të varfëra në këtë prag festash.

Në kuadër të kësaj nisme janë vendosur pika të ndryshme donacionesh në shkolla të ndryshme të qytetit dhe gjithashtu në Bashkinë e Elbasanit ndodhet pika kryesore.

Pjesa më e madhe e dhurimeve janë ushqime, por çdo dhurim që mund të bëhet do të vlerësohet maksimalisht pasi do t’u vijnë në ndihmë familjeve të varfëra në qytet.

Gjithashtu në këtë sezon të ftohtë një ndihmë e madhe dhe e domosdoshme do të ishin edhe veshjet e trasha e të grohta.

Synimi i kësaj nisme është të ndihmohen familjet më të varfëra të Bashkisë së Elbasanit duke dhuruar edhe pak buzëqeshje dhe solidaritet në këtop ditë festash.