Sot nis edicioni i shtattë i Festivalit të Jazz-it, i cili do jetë prezent në gjithë Shqipërinë

241

Tingujt e muzikës jazz do të pushtojnë fillimisht Tiranën këtë verë e më pas edhe rrethet e tjera, në edicionin e shtatë të Festivalit të Jazz-it, i cili do të nisë sot.

Për herë të parë ky festival do të sjellë në një mbrëmje të veçantë të shtunën, edhe një projekt të ri dedikuar muzikantëve të rinj, të lindur nga Festivali i Nishit në Serbi, ai i Sarajevës dhe Festivali i Tiranës.

Muzikantë nga Izraeli, Greqia, Austria, Spanja, Belgjika e Italia, së bashku me tre artistë shqiptarë do të sjellin këtë verë tingujt jazz në festivalin që do të mbahet nga data 24-28 korrik.