Stilistja shqiptare që arriti të futet në pasarelat e modës në Las vegas

0
100

Kudo që ajo përfshihet e shndërron në një ngjarje të ëmbël dhe elegante. Bëhet fjalë për stilisten shqiptare Ermelinda Manos, me një famë të lakmueshme nëpërmjet dizajneve të saj të modës në Las Vegas.

Nuk ngjan e çuditshme sot që pas sfilatave mbresëlënëse ajo të jetë në qendër medias ndërkombëtare si Las Vegas Sun, Las Vegas Review Journal, Vegas News etj.

Shqiptarja është e dalluar për punimet e saj të bëra me dorë, që nga prerja, qepja e deri tek qëndismat e detajeve.

Stilistja po ashtu është autore e librit “Lost in Las Vegas”. Libri në fjalë është fryt i një pune dyvjeçare studiuese, hulumtuese dhe krijuese të Manos.

Ermelinda është angazhuar edhe në fushata bamirësie apo feministe, sidomos për promovimin e pavarësisë ekonomike të grave.

Jo vetëm një artiste, por edhe një sipërmarrëse e suksesshme Ermelinda Manos rrotullon modelet me veshjet e saj në sfilata me zë në botë, e ndërsa këto ditë vere ajo është e përqendruar më shumë në publikimin e dizajneve të saj në rrjetet sociale.

Burimi: Shqip.com