Studim: Udhëtimet na bëjnë më të lumtur se çdo gjë tjetër materiale

0
301

Pse shkojmë menjëherë të bëjmë pazar sapo na bie ndonjë lekë në xhep? Pas çdo blerjeje të re ne ndjehemi pak më të lumtur, por disa ditë më vonë kënaqësia është zhdukur, shpesh pa lënë gjurmë. Sipas studiuesve, rezulton se pengesa kryesore drejt lumturisë është përshtatja.

Sa më shpejt që diçka që ne kemi blerë bëhet e zakonshme dhe e pritshme, niveli i kënaqësisë së jetesës bie, dhe detyrohemi të kërkojmë rreth e rrotull për blerjen e radhës. Ky proces përsëritet sërish dhe sërish.

Gjithsesi, një studim i ndërmarrë nga Universiteti i Cornell duket se ka zbuluar një mënyrë për ta thyer këtë rreth vicioz. Profesori i psikologjisë, Thomas Gilovich ka treguar se përjetojmë të njëjtën rritje lumturie kur blejmë diçka që na pëlqen dhe kur udhëtojmë.

Por – dhe këtu qëndron çështja më e rëndësishme – sasia e lumturisë që përfitojmë gjatë një blerjeje pakësohet me kalimin e kohës, derisa zhduket, ndërsa kujtimet e përvojës së përfituar gjatë një udhëtimi vazhdojnë të na furnizojnë me hormonet e lumturisë për një kohë të gjatë.

Frekuentimi i eventeve të jashtëzakonshme, udhëtimet, mësimi i aftësive të reja, madje edhe sportet ekstrem – të gjitha këto janë një burim ideal lumturie për secilin prej nesh

Një veshje e re apo edhe një makinë të re do të bëhet përfundimisht vetëm një objekt i zakonshëm, ose ndryshe do të vjetrohet. Nga ana tjetër, çdo kujtime i ri bëhet një burim i vërtetë gëzimi, që qëndron me ne për gjithë jetën.

Burimi: Gazeta Shqip