Taksitë lundruese gati për transportin e turistëve

31

“Sea Bubbles”, ose “Flluskat e detit” po testohen sërish në lumin e Senës në Paris, para hedhjes së mundshme të tyre në përdorim komercial.

Ato kanë marrë së fundmi licencën zyrtare për transport privat dhe prodhuesi ka nënshkruar një marrëveshje për ti lejuar ato të transportojnë turistët në Paris. Dhe planifikohet, që shfrytëzimi komercial i këtyre taksive lundruese, të nisë nga pranvera e vitit të ardhshëm.

Testimi do të zgjasë deri më 20 shtator dhe mjeti elektrik do të mund të lundrojë me një shpejtësi maksimale prej 30 km në orë mbi Senë, në orare të kufizuara.

“Sea Bubbles”, janë barka të vogla të bardha të krijuara sipas konceptit të hidrofoilit. Ato janë tërësisht të gjelbra, pa zhurmë dhe pa emetime.