Të lodhur nga rutina?! 20 ndryshime të thjeshta që do ju ndihmojnë të bëni një jetë ndryshe

268

Dashje padashje, kur ndjekim një stil jetese pa ndonjë motiv të veçantë dhe kur forca e zakonit na rrëmben, ne biem në rutinën e përditshmërisë. Jeta bëhet monotone, dhe kjo është shumë dekurajuese. Megjithatë jemi pikërisht ne që zgjedhim të ndjekim rutinen apo ta sfidojmë atë me një tjetër stil jetese.

Më poshtë janë 20 këshilla si të shmangim rutinën:

1-Përdorni fjalë që nxisin lumturi.

2-Bëni një gjë të re çdo ditë.

3-Bëni çdo ditë një veprim që ju tregon altruist.

4-Mësoni dhe praktikoni një aftësi të re çdo ditë.

5-Mësojini dikujt diçka të re çdo ditë.

6-Kushtoni  1 orë në ditë asaj gjëje që keni passion.

7-Trajtoni të gjithë në mënyrë të sjellshme, edhe ata që nuk janë të sjellshëm.

8-Përqendrohuni që të jeni pozitiv gjatë gjithë kohës.

9-Kushtoni vëmendje dhe shijojeni jetën ashtu siç ju vjen.

10-Hiqni dorë nga një ves çdo ditë.

11-Mos thoni asnjë gënjeshtër të vetme për 30 ditë.

12-Zgjohuni  çdo ditë 30 minuta para se keni planifikuar.

13-Shikoni më pak se 30 minuta TV çdo ditë.

14-Përcaktoni një objektiv afatgjatë dhe punoni nga 1 orë çdo ditë për të.

15-Lexoni 1 kapitull nga një libër i mirë çdo ditë.

16-Çdo mëngjes lexoni ose shikoni diçka që ju frymëzon.

17-Çdo pasdreke bëni diçka që ju bën të  qeshni.

18-Bëni ushtrime fizike 30 minuta çdo ditë për 30 ditë rrjesht.

19-Falni në mënyrë publike dikë që meriton një mundësi tjetër.

20-Merni 10 minuta çdo mbrëmje dhe reflektoni mbi gjërat që shkuan mirë atë ditë.