TEKNOLOGJI – Si do të jetë interneti i së ardhmes

36

E ardhmja e internetit është web-i kuantik, ku komunikimet midis kompjuterëve do të bazohen në vetitë e botës së atomeve dhe grimcave elementare, është synimi që del nga konferenca e ”50 vjet internet”, kushtuar pionierëve të internetit dhe organizuar nga Këshilli Kombëtar i Kërkimit (CNR) dhe Universiteti i Pizës, në bashkëpunim me Politeknikun e Torinos.

“Ne po përpiqemi të imagjinojmë forma të reja të web-it, të formuara nga kompjuterë kuantikë të lidhur përmes komunikimeve shumë më të shpejta dhe më të sigurta se ato aktuale, falë vetive të botës nënatomike, siç janë lidhja e menjëhershme në distancë, e ashtuquajtur ndërthurje kuantike”, shpjegoi presidenti i CNR, Massimo Inguscio.

“Me këtë teknologji mund të transmetojmë sasi më të mëdha të të dhënave, siç janë sekuencat e ADN-së ose ato që lidhen me studimin e klimës”, shtoi ai.