“The Telegraph”: Berati qyteti i dytë më i bukur në Europë

736

Prestigjiozja britanike “The Telegraph”, ka publikuar një listë me 30 qytetet më të bukura në Europë, dhe në vendit e dytë të listës është renditur qyteti i Beratit.

Lista është përgatitur nga Shoqata Japoneze e Agjentëve të Udhëtimit ku janë paraqitur 30 destinacionet që nuk duhen humbur.

“Mangalem”, lagjia e vjetër e qytetit në brigjet e lumit Osum, është një Trashëgimi Botërore e UNESCO-s. Në kohët e mesjetës ishte një qytet kufitar i Perandorisë Bizantine.”- shkruan The Telegraph.