The Times: Arkeologjia nënujore, thesari i pashfrytëzuar i Shqipërisë

221
SONY DSC

Të paeksploruara prej dekadash, ujërat e Shqipërisë janë të mbushura me artefakte dhe janë duke u zhvilluar përpjekje për t’i regjistruar ato para se të fillojnë grabitjet, shkruan prestigjozja “The Times” në një reportazh që i dedikohet misionit të anijes “Hercules” e cila po përpiqet të krijojë një hartë të zonave arkeologjike nënujore të Shqipërisë.

Për arkeologët, vlera e këtyre artefakteve qëndron në çastet historike që ato përfaqësojnë, më shumë se sa në rubinët dhe florinjtë që mund të kenë. Duke i parë, ato na zbulojnë sekretet e thellësisë.