Thirrje për ide inovative “Sipërmarrjet Kreative 2017”

274

Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes në kuadër të projektit “I4TOUR – Zhvillimi Territorial për Turizmin e Qëndrueshëm, Ndërmarrjet Krijuese, Zhvillimi Rural dhe Punësimi i të Rinjve” i financuar nga IADSA (Programi i Konvertimit të Borxhit për Zhvillim), çel thirrjen e dytë për dhënien e granteve mbështetëse për sipërmarrjet kreative të planifikuara për tu ngritur bazuar në ide inovative.
Nëpërmjet kësaj nisme krijohet mundësia më e mirë për të transformuar një ide inovative në një sipërmarrje të mirëfilltë, duke ofruar një grant mbështetës, ambientet e punës, si dhe një asistencë të kualifikuar për zhvillimin e idesë, ku do të financohen 5 grante, prej 489.090 Lekë për Start-Up biznesesh në sektorin e turizmit në qarkun e Vlorës.
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë faqen e web-it të projektit I4TOUR www.i4tour.info duke shkarkuar formularin e aplikimit si dhe guidën shoqëruese të formularit të aplikimit. Aplikimet do të dërgohen në adresën e e-mailit të Projektit I4TOUR [email protected].
Afati kohor për pranimin e aplikimeve do të jetë 30 ditë nga data e publikimit.