Tirana Smart, freskuese në stacionet e urbanëve

0
72

Freskueset pranë stacioneve të autobusëve është zgjidhja që po ofrohet për qytetarët e kryeqytetit.

Një ide smart, por që efektet i ka të drejtpërdrejta tek qytetarët dhe përdoruesit e urbanëve. Një stacion urbani ku qytetarët mund të freskohen.

Aty janë dy freskuese që punojnë pa ndalim e që synojnë që tua lehtësojnë qëndrimin në stacionet e urbanëve qytetarëve.

Freskueset në stacionet e urbanëve kanë nisur të instalohen duke filluar nga qendra e kryeqytetit e më pas pritet të shtrihet në të gjitha Tiranën.