Tiranë, bashkia çel mensen e tretë sociale

224

mensa-sociale

Bashkia e Tiranës vijon me shtrirjen e rrjetit të mensave sociale në të gjithë kryeqytetin. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ishte i pranishëm në hapjen e mensës sociale në Shkozë, pjesë e Njësisë Administrative Nr 1. Duke falenderuar të gjithë ata që kanë ndihmuar në hapjen e kësaj mense, e cila është e treta që i shtohet Tiranës brenda një periudhe të shkurtër, Veliaj theksoi se Bashkia e Tiranës do të jetë aty për t’iu gjendur pranë të gjithë qytetarëve që kanë nevojë për mbështetje.

Kreu i Bashkisë bëri të ditur se edhe për festat e fundvitit, bashkia do t’iu gjendet pranë njerëzve në nevojë. “Edhe për këtë fundvit do të vazhdojmë me disa aktivitete, që të sigurohemi që kush është nevojtar, të ketë mundësi gjithashtu të gëzojë dhe t’i gjendemi njëri-tjetrit ashtu siç na ka hije, si një qytet që vërtet ka 1 milionë banorë, por sërish e ruan dashurinë dhe mirësjelljen për njëri-tjetrin”, përfundoi Veliaj.