Tiranë, hapet tregu i ri i fruta-perimeve në Njësinë Nr.2

755

Një tjetër treg me standarde e kushte më të mira higjenike i shtohet kryeqytetit, duke rritur sigurinë ushqimore për qytetarët e Tiranës, por njëkohësisht zgjidh edhe problemin e zënies së hapësirave publike. Kryetari i Bashkisë se Tiranes, Erion Veliaj inspektoi tregun e ri të fruta-perimeve që ndodhet në Njësinë Nr. 2, ku vlerësoi faktin se falë këtij investimi përfitojnë 52 familje, të cilat deri dje tregtonin në rrugë, kurse sot kanë mundësi të shesin produktet e tyre në një treg të posaçëm.