Tiranë, nis të shtrohet rruga te Liqeni i Thatë

806

Balta dhe gropat ishin panorama e përditshme për shumë vite e banorëve të zonës së Liqenit të Thatë në kryeqytet.

E populluar kryesisht me persona të ardhur nga qytete të tjera, e gjithë zona vuante nga mungesa totale e infrastrukturës.

Tashmë banorët do të kenë jo vetëm rrugë të shtruara me asfalt, por edhe sistem kanalizimesh të ujërave të bardha dhe të zeza, ndriçim si dhe trotuare duke rritur njëkohësisht edhe sigurinë e jetës për mijëra banorë.