Tiranë, përfundon investimi për fushat sportive tek shkolla 9-vjeçare ”Fan Noli”

748

auto_veliaj-101476971150Një tjetër shkollë bëhet pjesë e projektit të shkollave si qendra komunitare, të cilat do të shërbejnë edhe si ambiente për aktivitete kulturore dhe sportive gjatë orëve të pasdites.

Bashkia e Tiranës ka përfunduar investimin për ndërtimin e fushave moderne sportive në shkollën 9-vjeçare “Fan Noli”, që mund të përdoren për basketboll, futboll dhe sporte të tjera, si nga nxënësit, ashtu edhe nga komuniteti i Njësisë nr. 2.