Tiranë, prezantohet sot autobusi i parë elektrik

0
266

Para pak kohësh Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj do të paralajmëronte hyrjen për herë të parë të autobusëve elektrikë në kryeqytet, ndërsa ditën e sotme u krye edhe testimi i tyre.

Sot, në orën 12:00 në sheshin “Nënë Tereza”, kryetari i Bashkisë prezantoi autobusin e parë elektrik për  Tiranën, ku më pas do të zhvillohet edhe një tur me autobusin e ri.

Gjithashtu deri në fund të këtij viti, pritet të prezantohet edhe bileta elektronike për shërbimin urban.