Tiranë, shkolla 9-vjeçare ”Kosova” gati për vitin e ri shkollor

0
479

Këtë shtator shkolla 9-vjeçare e rindërtuar “Kosova” do të jetë gati për të mirëpritur fëmijët  në kryeqytet. Shkolla 9-të vjeçare ”Kosova” do të jetë me 4 kate në total, 3 kate mbi tokë dhe 1 kat nën tokë, ku do të jetë biblioteka e shkollës, një sallë leximi, si dhe një zonë për ruajtjen e librave.

Gjithashtu, disa ambiente të shkollës, si auditoriumi, do të jenë edhe në shërbim të komunitetit. Investimi parashikon krijimin e të gjitha kushteve të nevojshme për zhvillimin e orëve të mësimit si dhe ndërtimin e laboratorëve modernë.