Tiranë, shpallet thirrja e tretë e programit të vetëpunësimit për të rinjtë

0
136

U shpall sot në Tiranë thirrja e tretë e programit të vetëpunësimit për të rinjtë.

Çdo i ri apo re me një ide dhe plan biznesi mund të aplikojë deri në 30 shtator pranë zyrës së punësimit Tiranë dhe do të përfitojë financim të biznesit të tij.

Programi synon të ndihmojë të rinjtë të zhvillojnë aftësitë në mënyrë që të jenë të përgatitur për tregun e punës.

Në vitin 2016 programi prezantoi këtë komponent që kishte për qëllim vetëpunësimin e të rinjve nga grupmoshat 18-30 vjeç. Si rezultat sot janë krijuar rreth 90 biznese të reja nga këto të rinj.

Idetë fituese të biznesit do të mbështeten nga programi i vetëpunësimit, inicuar nga qeveria shqiptare, zbatuar nga PNUD në bashkëpunim me Shërbimin Kombëtar të Punësimit (SHKP) dhe financuar nga qeveria e Zvicrës.

Kjo mbështetje përfshin trajnimin, mentorimin dhe financimin e start-up-eve.