Tiranë, terminal i ri për autobusët e linjave ndërkombëtare

329

Autobusët e linjave ndërkombëtare do të vendosen në terminalin e ri të ndërtuar në sheshin pas pallatit të sportit “Asllan Rusi”. Bashkia e Tiranës ka rehabilituar të gjithë hapësirën përreth zonës, duke e kthyer atë nga një mjedis me papastërti, në një hapësirë që do të shërbejë si parking dhe si terminal i përkohshëm për të gjitha automjetet e transportit të udhëtarëve me jashtë vendit.

Falë investimit të radhës, hapësira përpara pallatit të sportit  “Asllan Rusi” do të shërbejë si parking publik me pagesë, ndërsa pjesa pas do të shërbejë si terminali i autobusëve ndërkombëtarë. Bashkia u bën thirrje të gjitha shoqërive të transportit që operojnë në Tiranë sipas linjave dhe destinacioneve të tyre, që të pozicionohen në këtë terminal që do të ndikojë në përmirësimin e shërbimit ndaj qytetarëve, por në të njëjtën kohë do të lehtësojë edhe zhvillimin e aktivitetit të atyre që operojnë në fushën e transportit.