Tiranë, vazhdojnë investimet në rrjetin e ujësjellësit

431

Bashkia e Tiranës ka një plan investimesh për modernizimin e rrjetit të ujësjellësit në qytet. Punonjësit dhe makineritë e Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë kanë nisur nga puna për shtrimin e  tubacioneve të reja në zona problematike të cilat kanë vuajtur për më shumë se 25 vite furnizimin me ujë. Paralelisht me ndërtimin e rrjetit në qytet, Bashkia ka realizuar një sërë ndërhyrjesh të thella edhe në Bovillë apo në tubacionet kryesore të ujit të pijshëm drejt Tiranës.