Tiranë, zhvillohet Festivali Ndërkombëtar i Balonave në Parkun e Liqenit

301

Parku i Liqenit Artificial është kthyer në hapësirën më të pëlqyer për qytetarët e Tiranës dhe organizimin e aktiviteteve të ndryshme social-kulturore. Këtë e vërteton numri i madh i qytetarëve që zgjedhin të bëjnë shëtitje gjatë fundjavës në rruginat e sistemuara të parkut të Liqenit, të merren me vrap apo sporte të tjera.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj postoi në rrjetet sociale një video nga aktiviteti i Festivalit Ndërkombëtar të Balonave, organizuar këtë fundjavë nga Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit.

Në datat 1 dhe 2 Shtator, qytetarët kanë marrë pjesë në lëndinën jugore të Parkut të Madh të Liqenit Artificial Tiranë në festivalin e balonave, ku kanë marrë me vete balonat e tyre ose kanë ndërtuar një të tillë në mjediset e parkut.Ky është festivali i parë i Balonave në Shqipëri që solli ngyra dhe atmosferë festive.