Turizmi ekologjik, njihuni me ishullin e lëvizshëm që lundron mbi 700 mijë shishe plastike

60

Një resort buzë detit i ofron vizitorëve një pije të ftohtë, apo një vakt të shijshëm, një zhytje në pishinë, një sesion karaoke apo edhe thjeshtë një relaksim, me një pamje të mrekullueshme.

Deri këtu nuk ka asgjë të re, e gjithë kjo duket një standard në hotelet tropikale. Por ndryshimi i madh është se ky mini-resort është një ishull i lëvizshëm, që lundron mbi shishe plastike.

Ai endet nëpër lagunën e Abidixhanit, në bregun e fildishtë, dhe është një kompleks i pazakontë mbi një platformë të bërë me plot 700 mijë shishe dhe mbetje të tjera plastike.

Shpikësi i tij, francezi Erik Beker, thotë se krijimi i tij mund të ndihmojë për një turizëm më të gjelbër dhe më të lëvizshëm, diçka më pak të dëmshme për detet dhe plazhet se sa resortet tradicionale, prej tulle e betoni.

Ishulli i tij lundrues, përfshin dy vileta druri dhe një restorant, me një bar, dy pishina të vogla, pemë dhe lule dekorative, si edhe një pedonale në formë rrethore, të gjitha këto në 1 mijë metra katrorë.

Vizitorët vijnë në ishullin lundrues me barka. Uji sigurohet përmes një tubi nga bregu, energjia elektrike vjen nga panelet diellore dhe si rezervë është një gjenerator.