UEFA, 1 milion euro për futbollin shqiptar

306

Presidenti i UEFA-s, Aleksandër Ceferin bëri të ditur në kongresin e Helsinkit se çdo federatë futbolli në kontinent do të përfitojë 1 milionë euro ndihmë financiare.

Në këtë mënyrë, buxheti i Federatës Shqiptare të Futbollit dhe Federatës së Futbollit të Kosovës do të rritet me një shumë të konsiderueshme.