Ujësjellësi i Kukësit shpallet fitues i Çmimit Ndërkombëtar për Menaxhim dhe Cilësi

340

Ujësjellësi i Kukësit është shpallur fitues i Çmimit Ndërkombëtar i Vitit 2016 për Menaxhim dhe Cilësi.

Ky çmim është akorduar nga Klubi i Liderve Tregtar Global, pas një monitorimi disa mujor nga Komiteti i Përzgjedhjes për Trofeun Ndërkombëtar të Cilësisë.

Komiteti i Përzgjedhjes ka bërë monitorimin e menaxhimit dhe cilësisë së ujit në më shumë se 7500 kompani që ofrojnë këtë shërbim, në më shumë se 90 shtete të botës, në 5 kontinente.

Ceremonia e dhënies së trofeut do të zhvillohet në Paris, në datat 19 – 20 mars 2017, event në të cilin do të marrin pjesë drejtues të bashkisë dhe ujësjellësit të Kukësit, pas ftesave të mbërritura nga organizatorët e këtij komiteti.

Ky çmim është vlerësimi më i madh jo vetëm për Ujësjellësin e Kukësit, por në Shqipëri e më gjërë.