UKT përfundon investimin në rrjetin e ujësjellësit në rrugën “Fiqiri Shehi”

192

Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizime Tiranë ka përfunduar me sukses investimin në rrjetin e ujësjellësit në rrugën “Fiqiri Shehi”, që do të risë kapacitetin me furnizim me ujë të pijshëm të banorëve duke ofruar edhe cilësinë.

Për përmirësimin e rrjetit të ujit të pijshëm, UKT ka ndërmarrë një sërë investimesh me qëllim përmirësimin e rrjetit dhe furnizimin me ujë 24 orë të banorëve të kryeqytetit.