UKT, rrjet të ri ujësjellësi për banorët e “Rrugës së Kavajës”

187

Ndërhyrja e radhës nga UKT ka qenë në rrugicat e ”Rrugës së Kavajës” ku po punohet për zëvëndësimin e linjave të furnizimit. Përveç tubave kryesorë të ndërtuara në ’63, po zëvëndësohen edhe linjat e vogla shpërndarëse për të ofruar cilësi maksimale furnizimi.

UKT po rinovon të gjithë linjat e transmetimit të ujit të pijshëm duke garantuar më shumë cilësi për qytetarët, por edhe furnizim më të rregullt me ujë duke ulur edhe nivelin e humbjeve në rrjet.