Ulje e tarifës së energjisë për të gjitha objektet e kultit

529

Objektet e kultit në vend do të trajtohen me tarifa të energjisë elektrike si abonentët familjarë dhe jo me tarifa biznesi si deri më sot.

Kjo nismë për të lehtësuar objektet e kultit në veprimtarinë e tyre, u njoftua nga Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës që bëri në kishën e Shën Athanasit në Selenicë.