Ushqimet që ju pastrojnë nga nikotina

398

nicotine_sebdominguez

Mjekët thonë se nikotina zgjat për vite me radhë. Ajo është për gjegjëse për rritjen e shpejtë të tensionit të gjakut dhe për dëme serioze në mushkëri.

Ushqimet dhe lëngjet janë armët kundër nikotinës. Ja disa nga ushqimet të shëndetshme, të cilat mund t’iu ndihmojnë të eliminoni nikotinën nga trupi juaj:

Brokoli
Është i pasur me vitaminë C dhe B5. Pirja e duhanit ul nivelet e vitaminës C në trup.

Portokalli
Lëngu i portokallit është i pasur me vitaminë C. Konsumi i rregullt i portokallit do të rritë metabolizmin tuaj dhe do të ulë nivelin e stresit.

Lëng karote

Nëse pini duhan, atëherë duhet të dini se çdo herë që ndizni një cigare, nikotina mbetet në trupin tuaj për tre ditë. Nikotina gjithashtu dëmton lëkurën. Lëngu i karotës është i mirë për lëkurën dhe është i pasur me vitamina A, C, K dhe B, të cilat janë provuar se kanë efekte në largimin e nikotinës nga trupi.

Spinaqi

Spinaqi është një nga perimet më të shëndetshme, sepse nuk është i pasur vetëm me vitamina, por gjithashtu përmban sasi të mëdha të acidit folik.

Kivi

Ky fryt i mrekullueshëm do t’iu ndihmojë të eliminoni nikotinën nga trupi juaj. Kivi është një burim i pasur i vitaminave A, C dhe E. Kur pini duhan, niveli i këtyre vitaminave reduktohet.

Uji

Pirja e duhanit e dehidraton trupin tuaj. Sipas shumë studiuesve, duke pirë shumë ujë mund të ndaloni pirjen e duhanit dhe të eliminoni nikotinën nga trupi juaj.