Vaksinat e fëmijërisë, një injeksion i vetëm

0
123

Vaksinat e fëmijërisë mund të përmblidhen në një injeksion të vetëm.

Shkencëtarët amerikanë po punojnë për zhvillimin e një teknologjie e cila e depoziton vaksinën në kapsula mikroskopike që lëshojnë një herë dozën fillestare, e pastaj, në kohë të caktuara, edhe pjesën tjetër të përmbajtjes së tyre.

Përpjekja ka dhënë rezultat tek kavjet e nëse arrin të zbatohet tek njerëzit, do të ndihmojë të miturit në mbarë botën. Ekipi i kërkuesve të Institutit të Teknologjisë në Masaçusets ka arritur të krijojë një lloj të ri mikrogrimce që mund të kombinojë çdo gjë në një shpim të vetëm. Grimcat duken si filxhanë kafeje në miniaturë, të mbushura me materialin e vaksinës e më pas, të mbyllura me një lloj kapaku.

Ato janë krijuar në mënyrë të tillë që të çahen në kohën e duhur duke e lëshuar atëherë kur duhet përmbajtjen e vet. Testet tregojnë se kjo ka ndodhur saktësisht në ditën e 9, të 20 dhe të 41 pas injektimit tek kavjet. Janë krijuar gjithashtu edhe grimca që zgjasin qindra ditë.

Teknologjia nuk është testuar ende tek pacientët. Vlera e saj do të ishte, sipas studiuesve, veçanërisht e madhe në vendet në zhvillim, ku jo të gjithë mund t`i nënshtrohen rregullisht programeve rutinë të imunizimit.

Burimi: Top Channel