Vazhdon puna për ndërtimin e impiantit të ujërave të zeza në Gjirin e Lalzit

373

Në zonën e Gjirit të Lalëzit vazhdon puna për ndërtimin e impiantit të trajtimit të ujërave të përdorura dhe kolektorit kryesor të ujërave të zeza.

Në këtë investim do të ndërtohen kolektori kryesor i kanalizimeve; kolektori me ngritje mekanike; 4 stacione pompimi si dhe impianti me një kapacitet përpunimi 15000 banorë.

Me përfundimin e këtij impianti, i cili pritet të vihet në funksionim në vitin 2019, e gjithë kjo zonë nuk do të ketë më probleme me trajtimin e ujërave të zeza.