“Veliera”, arkeologët duan të zgjerojnë zonën e kërkimit

243

Arkeologët në Durrës kanë vendosur të zgjerojnë territorin e gërmimeve arkeologjike në sheshin “Veliera” të qytetit antik.
Lajmin e bën të ditur Eduard Shehu, arkeologu që udhëheq punimet në sektorin ku u zbuluan themelet e një godine otomane, e cila ka shërbyer edhe si rezidencë e Princ Vidit në Durrës.
Gërmimet do të synojnë verifikimin e vazhdimit të strukturave, pjesë e sistemit të fortifikimit të qytetit. Ndërkohë, dy topat e luftës të gjetur gjatë gërmimeve në muajin shkurt janë zhvendosur në Muzeun Rajonal Arkeologjik të Durrësit për t’iu nënshtruar një procesi pastrimi dhe vlerësimi më të hollësishëm.

Burimi: Top Channel